Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka takuar sot Ambasadoren Yuri Kim pra mbërritjes së saj në vendin tonë. Ata kanë diskutuar dy zhvillimet më të rëndësishme të javës në Shqipëri.
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.”- shkruhet në njoftimin e Ambasadës në Twitter.
Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer met with Ambassador Yuri Kim to discuss #
Albania’s courageous & principled stance on Iran as well as the positive news on cross-party commitment to achieving electoral reform in line with OSCE/ODIHR recommendations. #USAStandsWithAlbania