Azgan Haklaj komentoi akuzat e Berishës për Sorosin. Haklaj u shpreh se njerëzit e Sorosit, janë në këshillin kombëtar dhe kryesinë e PD-së. Më tej shtoi se vetë Berisha e ka ftuar Sorosin në Shqipëri në vitin 1993.
“Berisha ka të Soros, në këshillin kombëtar, kryesi. Berisha ka sjellë Soros në Shqipëri në 1993. Njerëzit e Berishës që janë të Soros në gjykata. Në vitin 97-98, Soros financoi fondacionin Besa.
Pronari është djali i tezes së Metës. Në vitet 2006-2007, kryeministër Berisha ka thënë vetë takova mikun e madhe të shqiptarëve në Zvicër. Dhe tani thotë më ka bërë Soros non grata. jo e ka bërë Donald Trump.
Berisha këto ditë thotë më ka bërë Palmer, pastaj thotë më ka bërë Charles McGonigal. Tani Soros, ka bërë dëme. Po kush e ka propozuar ligjin për familjen? Berisha në 2012. Thanë do shkojë dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Zyrtarisht në ceremoni ishte Basha. Takoi gjysmën e administratës së Trump. Basha në fund të muajit shkurt ka vizitë zyrtare sërish në SHBA”, tha ai për Report TV.