Talebanët po bëjnë lëshime pas marrjes së kontrollit në Afganistan. Grupi militant konfirmoi se do të falë të gjitha personat e angazhuar në luftë kundër tyre.
Shahabuddin Delawar, zyrtar i talebanëve, tha:
“Kemi vendosur të falim komandot, njësitë luftuese dhe forcat e tjera të armatosura që kanë qenë kundërshtarët tanë. Mund të them me siguri se kjo lloj faljeje nuk ka ndodhur në 1400 vite histori dhe që prej kohës së profetit Muhamed. Nëse dikush mendon se një grup i vetëm do të drejtojë Afganistanin, e ka gabim.
Kjo ide rezultoi e gabuar në të shkuarën dhe e tillë është edhe tani, pasi eksperienca e ka treguar. Çështja e dytë është se vendi ynë është aq i shkatërruar sa nuk do të përparojë edhe nëse ne të gjithë punojmë së bashku.
Pra, me dëshirën e Zotit, ne do ta drejtojmë këtë qeveri së bashku dhe të gjitha fiset do të përfshihen në këtë qeveri.”