Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas zgjedhjes së drejtuesve të Kryesisë së PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se 3 kandidatët ëpr kryetar të PD-së, Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u lanë jashtë çdo funksioni drejtues.
Spahiu i uron Shehajet, Kadillit dhe Harxhit shumë fat se në këtë mënyrë shpëtuan nga ndonjë ‘aksident’ si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.
Jo vetëm kaq, por Spahiu i këshillon që të largohen nga vendi sikurse bëri Eduart Selami, pasi sipas tij Berisha vonon, po nuk harron.
Postimi i plotë:
Talibanët me kollare!
3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:
Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.
Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.
I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.
Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse doktori, vonon por nuk harron.