Nga: Mero Baze
Dokumenti është fotokopje e një kartele, me gjasa e Ministrisë së Brendëshme të viteve 70, e cila nuk rezulton në skedat që ka sot Autoriteti I Dosjeve. Bëhet fjalë për Kozma Jano, i nominuar nga Kuvendi si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të dhënat e të cilit përkojnë me këtë kartelë.
Unë jam I prirur të besoj se ajo kartelë është e vërtet dhe gjendej diku në letrat e shtetit shqiptar. Kjo nuk ka lidhje me ndonjë faj të personit në fjalë që nuk e njoh fare dhe që ka vendosur të bashkepunoj me shtetin dikur si ish polic.
Ajo që është e rënd në këtë histori, është që Autoriteti I Dosjeve nuk e gjen dosjen e këtij personi dhe I dërgon Kuvendit një letër që thotë se personi nuk rezulton të jetë Bashkepuntorë I Sigurimit të Shtetit, ndërsa Partia Demokratike nxjerr një letër.
Kjo është një dëshmi se Sali Berisha ka tërhequr kopje të dokumentacionit të Sigurimti të Shtetit dhe I mban për shantazh në zyrën e tij.
Nga pikpamja ligjore, ata që bën publik atë dokument, edhe sipas ligjit të sotëm të dosjeve, duhet të ndiqen penalisht, nëse provohet se dokumenti është I vërtet, ose duhet të dënohen për shpifje nëse është I fallsifikuar. Por kjo është e keqja më e vogël.
E keqja më e madhe është rënia e besimit tek të dhënat e dosjeve të Sigurimti të Shtetit. Sali Berisha I ka kopjet e informatizuara të dosjeve të Sigurmit të Shtetit, prej vitit 1996, dhe i ka përdorur shpesh ato ndaj kundërshtarëve të tij në parti.
Sa herë që ai ka pas problem me dikë në parti, punën e parë që ka bërë, ka qenë kontrolli në disqet e tij, nëse figuron të ketë qenë bashkëpuntorë I Sigurimit. Tritan Shehu e mban mend mir ëkëtë skenë kur doli kundër Berishës dhe dikush ju ngrit në mbledhje I shkoi para hundës dhe I tha “qukapikë”. Por ka pasur dhe kopje fizike të tye Disa personaliteteve të PD, nga ata që vinin nga familje të persekutuara, ai u mbante dosjet në tavolinë për shantazh dhe ua tregonte gjithë miqëve të tyre për ti distancuar nga ata. Por më keq se dosjet që bënte publike, janë dosjet që ka fshehur.
Me këtë gjest që bëri PD, tani nuk më kuptim që ndonjë deputet I DP të thotë që nuk kam qenë bashkpunëtor sigurimi siç kanë bërë kohët e fundit dis aduke treguar vërtetimin e Autoritetit të Dosjeve. Nuk dua ti paragjykoj ata, dhe uroj mos të kenë qenë, por një vërtetim si ata, ka dhe Kozma Jano. Tani ose këta që kanë vërtetime si I Kozmait dhe atyre deputetëve të përfolur të PD, janë bashkëpuntorë, ose nuk janë. E vetmja gjë që ata kanë ndrysh enga nëjri tjetri janë pozicione tndaj Berishës. Ky që është kundër Berishës ja nxorri Berisha, ndërsa për ata meqë janë besnikë të Berishës, kemi të drejt të mendojmë se u aka fshehur aid he I mban në rresht me to.
E kam pyetur një herë Sali Berishën në zyrë të tij, kur flitej për disa bashkëpuntorë sigurimi në kryesinë e partisë së tij, përfshid eh këta që krekosen tani me vërtetime se nuk janë “spihunë”, dhe që ai nuk I largotne kurrë. Duke qenë se unë isha dëshmitarë që ai kishte përdoru diskun në sy tim, për një rast në Fier, e pyeta nëse aty figuronin këta anëtarët e kryesisë që përfliteshin.
-Dëgjo, tha. Puna e dosjeve është kot. E vetmja provë e besueshme që ata janë njerëz të sigurimit, është nëse ata I kundërvihen në këto ditë të vështira Partisë Demokratike….
Ishte një përgjigje, sa patetike, aq dhe thelbësore për mënyrën se si ai I përdor dosjet në funksion të pushtetit të vet. Pra për të nuk është bashkepunëtor sigurimi ai që është, por ai që del kundër PD. Më këtë arsyetim nuk dua të fyej gjithë ata anëtarë të vjetër kryesie të PD që tashmë janë nje pakicë e vogël besnike e Berishës, por me këtë llogjikë I bie që ata I rrijnë besnikë atij dhe Bashës thjrshte se ai u ka letrat. Pasi ata në tavolina dhe biseda mes miqsh janë kritiukë me Berishën.
Kjo që ndodhi sot, është provë se Berisha të quan bashkëpuntorë dhe të denoncon, vetëm kur I del kundër atij.
Kjo ndryshon tërësisht mënyrën se ku duhet ti kërkojmë dosjet e vërteta të Sigurimit, dhe çfarë kriteri duhet të përdorim për të perceptuar se kush është e sigurtë që shtë bashkëpunëtorë. Hidhni një sy nga ata që janë përfolur brenda PD, dhe nuk ikin kurrë prej Berishës, edhe pse e shajnë dhe e tallin atë nën zë dhe në tavolina. Është e thjeshtë të kuptohet çfarë I mban të lidhur pas tij.