Ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi llotarinë prej 1.8 milion paund në Mbretërinë e Bashkuar në 2003. Callie Rogers ishte fituesja më e re që kishte fituar këtë llotari ndonjëherë.Ajo shpenzoi 18,000 paund për dëfrim, 250,000 për kokainë, rreth 300,000 për rroba dhe 500,000 paund ajo ia dha miqve dhe familjes.Megjithatë, Rogers thotë se dëshiron që ajo të shpëtojë disa nga fitimet për djalin e sëmurë.
Fëmija i saj 6-vjeçar nuk mund të ecë, të flasë apo të ushqehet pa ndihmë.
Rogers tha për MailOnline: “Unë kurrë nuk kam qenë te një stilist për rrobat e tij dhe nuk blerë një makinë të re për të. Keqardhja imë më e madhe është se paratë nuk janë për t’i bërë Blake dhurata, por thjesht për ta bërë atë të qëndrojë në jetë’.
Gjatë lindjes ajo pati komplikacione dhe duket se truri i tij u dëmtua nga mungesa e oksigjenit. Edhe binjakët e tjerët që prisnin të lindnin vdiqën. Blake i duhet një stimulim i përditshëm ndijor për të qëndruar në jetë
Kur kishte takuar Nicky Lawson, babain e dy fëmijëve të saj, ajo kishte udhëtuar shumë për të qenë me të dhe kishte shpenzuar pafund.
Ajo tregon se la punën, paratë i shpenzonte tek rrobaqepësi, bënte dhurata për prindërit e saj, si dhe ka shpenzuar rreth çerekun e një milion paund për kokainë. Tani ajo po përpiqet me të gjitha mënyrat të shpëtojë një pjesë të parave të mbetura për t’ja lënë fëmijëve të saj.