• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, January 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

TAP forcon rolin e Shqipërisë në sigurinë energjetike të Evropës

January 6, 2026
in Aktualitet

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), i cili kalon në territorin shqiptar, ka transportuar mbi 54 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror drejt Evropës që nga nisja e operacioneve tregtare më 31 dhjetor 2020, bëri të ditur kompania TAP AG për AZERTAC.

Pesëvjetori i funksionimit të TAP shënon një rritje të vazhdueshme të fluksit të gazit azerbajxhanas drejt tregjeve evropiane, në një moment kur siguria energjetike është kthyer në prioritet strategjik për Bashkimin Evropian, pas reduktimit të varësisë nga furnizimet ruse.

Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP lidh fushën e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan me tregjet evropiane, përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, duke përfunduar në Itali.

Gazsjellësi ka një gjatësi prej rreth 878 kilometrash, diametër 48 inç dhe një kapacitet fillestar prej rreth 12 bcm gaz në vit, me mundësi zgjerimi për të përmbushur nevojat në rritje të Evropës.

Për Shqipërinë, TAP përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme strategjike dhe infrastrukturore të dekadës së fundit, duke e pozicionuar vendin si korridor kyç energjetik në rajon.

Sipas TAP AG, gazsjellësi ka shërbyer si një “rrjet sigurie” për partnerët evropianë, duke kontribuar në rritjen e likuiditetit të tregut të gazit dhe në diversifikimin e burimeve të furnizimit.

Në Baku, më 23 shtator, u zhvilluan konsultimet e para politike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, një hap që synon të çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri strategjik.

Takimi u mbajt në nivel zëvendësministrash dhe u përqendrua në çështje kyçe si energjia, integrimi evropian, siguria rajonale dhe bashkëpunimi ekonomik e kulturor.

Në një përgjigje për Albanian Post, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Endrit Yzeiraj, zbardhi temat kryesore të diskutimeve, duke theksuar se energjia mbetet “shtylla kurrizore” e bashkëpunimit, ndërsa integrimi evropian është horizonti i përbashkët.

Projekte të rëndësishme si gazifikimi i Korçës, magazinimi i gazit në Dumre, terminali LNG në Vlorë dhe gazsjellësi Joniano–Adriatik (IAP) ishin pjesë e diskutimeve, me ftesën që kompania shtetërore SOCAR të marrë rol aktiv në to.

Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë e investimeve në energjinë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik sipas standardeve të BE-së.

Next Post

"Non grata" në panik, shikon ëndrra: Turma qesharake e ndjekësve i duket si Delta Forca: Ne kemi Forcat Delta tonat, zbarkojnë në Surrel nëse marrin urdhër

Mafia e ilaçeve / Si FSDKSSH mbulon barnat e skaduara të depove farmaceutike, një raport tronditës se si luhet me shëndetin e shqiptarëve

Agjencia Kundër-Korrupsionit në Kosovë nis hetim pasuror ndaj presidentes Osmani

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved