Task-Forca e Transportit Rrugor vijon kontrollet në terren me anë të makinerisë së lëvizshme të kontrollit teknik.
Kontrollet dhe monitorimi në terren po vijojnë me intensitet të lartë. Këto kontrolle kanë si synim rritjen sensiblizimin dhe ndërgjegjësimin e shoferëve mbi sigurinë e jetës së tyre dhe sigurinë rrugore.
Së fundmi, një furgon i transportit të mallrave është evidentuar me probleme falë këtij kontrolli dhe është gjobitur pasi u konstatua probleme me frenat e mjetit.
Taks Forca e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të evidentimit të problemeve apo anomali të transportit rrugor.