Deputeti socialist shprehet se gjatë 40 ditëve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka patur edhe një betejë me panikun që tentuan të përhapin një pjesë e opozitës rrugore
Ai ka sulmuar ish-deputeten e PD-së Oriola Pampuri e cila reagoi ashpër sot ndaj tij.
Taulant Balla shkruan:
Gjatë këtyre 6 javëve ne Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që tentuan të përhapin përfaqësues të politikanë tipikë të së keqes:
në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart.
Më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH.
Vetëasgjesimi i cdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore degradoi ne akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë”.
Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës.
Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës, kanë pranur që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.
Eshtë një ish-deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”.
E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtesh të mëdha.
Për turp mundohen të përdorin këtë flamë të paparë si koronavirusi, par të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret.