Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu rural të Kassavetia në Greqi. Lefteri dhe Romeo, janë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie.
Siç raportohet dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera. Gjithashtu Lefteri dhe Romeo, janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë.