• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
in Blog

Nga Ylli Manjani

I gjithë ky debati publik, me media, portale e rrjete sociale mbi pasurinë e të zgjedhurve është neveri. Poshtërsi që vjen nga një dashakeqësi klasore. Nxitja e turmave kundër pasurisë, dinjitetit dhe të zotit është lojë e kahershme.

Si fillim dëshiroj ti uroj çdo deputeti, njësoj si çdo gazetari apo shqiptari, pavarësisht sa dakord biem njëri me tjetrin, që TA GËZOJË e TA TRASHËGOJË pasurinë që ka!

Mua nuk më vjen asnjë e keqe, përkundrazi, që dikush ka pasuri.

Nuk kam asnjë të keqe nga njerëz më të zotë se unë, sado inat të më vijë me veten time për këtë gjë. Bravo i qoftë kushdo që është i zoti! Një thënie e vjetër e jona është:” kush është i zoti mos i shkoftë zi moti”.

Gjithashtu respekt për çdo shqiptar që mendon, shprehet e sillet me dinjitet, integritet e qytetari, sado të mos jem dakord me të.

Po i përmend këto tre kategori, pra të pasurit, të zotët dhe qytetarët sepse të tre këto katagori janë sot objektivi i luftës së klasave.

Ushtarët e kësaj lufte të nxitur nga politika, sigurisht, janë zakonisht të paaftë dhe të paqytetëruar mjaftueshëm. Kanë pak ose aspak lidhje me dinjitetin njerëzor dhe nuk justifikojnë pasurinë që kanë vënë si plaçkë e luftës klasore që bëjnë.

Unë prap u uroj edhe këtyre të pasurisë së plaçkës, TA GËZOJNË!

Por duhet ta dinë se kanë hyrë në një luftë klasore, nga ku edhe vetë do digjen.

Kjo luftë klasash që po bëjnë për llogari të politikës, nuk ka asnjë dallim nga lufta klasore që implantoi midis nesh Enver Hoxha e sistemi i tij komunist. Edhe lufta e atëhershme në emër të popullit u justifikua. Se u mor pasuria e të pasurve sepse ishte “rrjepur populli”…

U burgosën, internuan e pushkatuan të zotët sepse po pengonin popullin të ishte i lirë…
U katundarizuan qytetarët ose me politikë qarkullimi luadri, ose me implantim të fshatit në qytet.

Tani, a mund ta na thotë dikush se ku dallon lufta e djeshme nga kjo e sotmja e klasave?!
Të majtë e veçanërisht të djathtë, që turpi i mbuloftë e pika i rëntë, u janë sulur pasurisë (të pasurve), të zotëve dhe atyre pak qytetarëve me bukë në trastë.
Me deklarata politike; me ligje klasore; me media dhe tashmë edhe me prokurorë e gjykatës sot goditen më shumë se asgjë tjetër të tre këto kategori.

Ndërkohë e përsëris, goditësit janë vetë të pasur, por qytetarisht të ligj dhe, intelektualisht të paaftë.

Sulmuesit janë të pafytyrë sepse vetë jetojnë në vila pa leje e pasuri pa origjinë, ama llapën e kanë shpatë për vilat e pasurinë e të tjerëve. Të mos harrojmë se statistikisht gati gjysma e popullsisë rezidente jetojnë në vila. Se edhe ato të ndërtuara pa leje vila quhen ore…!

Nejse, se nuk mund të përsërisim argumentet e luftëtarëve klasorë, por vijoj të insistoj në nevojën për një kushtetutë dhe korpus ligjor të ri edhe për këtë shkak, pra për nevojën e ndërtimit të një shoqërie transparente e të drejtë, por pa luftëra klasore. Hetimi i burimeve të pasurisë të mbetet strikt çështje ligjore dhe me proçes tepër, po tepër të rregullt ligjor dhe, në situata tepër ekstreme.

Nuk është turp të kesh,as të dish e as të kesh dinjitet, o njerëz !?
Turp, madje krim social është të bësh këto që u bënë dje e që po e bëjmë edhe sot!

Next Post

“I kemi lënë vetëm dhe të braktisur”! Guardiola bën thirrje për mbrojtje të fëmijëve në Gaza

VËZHGIM I TEMA-s: Nga molotovët e Berishës, moskomentimi i çështjes Balluku dhe deri te rruga e Shqipërisë për në BE! Çfarë duhet të dini për deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë

Kur thashethemeve u vishet petku i "skandalit"... mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved