E dashura e Izet Haxhisë i ka kushtuar disa fjalë zemre në rrjetet sociale.Në një postim në Facebook, ajo ka treguar arsyet e saj se përse e do dhe e mbështet, edhe në ditët më të vështira.
“Të dua me çdo gjë tënden, me ëmbëlsinë prej një biskote të sapo dalë nga furra, me kokëfortësinë tënde prej maloku të pagdhendur, me sinqeritetin tënd të një femije të pamanipulueshëm, me zjarrin tënd, që do shkrumbonte Pompein me mijëra herë, me shumë e më egërsisht se Vezuvi!”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sot te dua me shume se kurre..
Nuk e di se pse, nuk ka asnje shpjegim..
Dhe sa mire qe ne jete ka gjera qe s’mund t i shpjegojme..
Ndryshe, do ishte kaq monotone dhe gri kjo ekzistenca jone e perkohshme ne kete planet..
Te dua me cdo gje ténden, me embelsine prej nje biskote te sapo dale nga furra, me kokefortesine tende prej maloku te pagdhendur, me sinqeritetin tend te nje femije te pamanipulueshem, me zjarrin tend, qe do shkrumbonte Pompein me mijera here, me shume e me egersisht se Vezuvi!
Dhe pastaj, te dua kur behesh kaq i vockel, e ke nevoje per krahet e mi, per mbrojtjen time! Kur me strukesh si nje trumcak qe ka humbur rrugen e veç une mund te te siguroj!
Ti je gjithcka kam, e gjithcka jam! Ngaqe ti me do, e dua veten!
Ngaqe une te dua, ty nuk te mposhtîn dot ushtrite e mijera djajve bashke..
Sot, te dua me shume se dashuria!
Nje Zot e di se pse..!