• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Të duket vetja pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, por nuk je”! Batuat e Ramës provokojnë mediat greke…

January 17, 2026
in Debat

Kryeministri Edi Rama është bërë objekt sulmi në mediat greke pas konferencës që dy udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç zhvilluan dy ditë më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Paneli u drejtua nga moderatori grek John Defterois, ndaj të cilit Rama nuk i kurseu batuat lidhur me origjinën e tij.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite”, kështu nis artikulli i medias greke Protothema.

Fillimisht gazetari u korrigjua nga dy kryeministrat për shqiptimin e emrit “për shkak të origjinës” tha Rama, më pas diskutimi u zhvendos në fushën e ekonomisë. Gjatë një diskutimi shifrash për një projekt të Shqipërisë me Arabinë Saudite, Rama e korrigjoi shifrën, duke theksuar se bëhej fjalë për mbi 1 miliard euro, dhe shtoi: “Kur flisni për paratë tuaja, shtoni tre zero. Kur flisni për paratë e të tjerëve, hiqni tre zero.”

Në këtë kuadër diskutimesh, Rama iu drejtua gazetarit Defterios duke i thënë “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”.

Lexoni më poshtë të përkthyer në gjuhën shqipe artikullin e medias greke:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.

Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite.

E gjitha filloi kur moderatori me origjinë greke John Defterios, një gazetar për dekada në CNN, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe Kryeministrit malazez Milojko Spajiç gjatë fjalimit të tyre.

Sapo të dy udhëheqësit dolën në skenë për debatin, kryeministri malazez thjesht e korrigjoi Defterion për gabimin e tij, pasi në fakt u nxit nga vetë gazetari. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi, por dukshëm i acaruar, duke e akuzuar se i kishte shqiptuar emrat gabimisht sepse është grek.

Në vazhdim të debatit dhe ndërsa diskutonin për investimet në energji që po bëhen në Shqipëri, Edi Rama tha “le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber” (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defterion nëse e njihte.

Defterio, nga ana tjetër dhe për hir të humorit, u përgjigj me një buzëqeshje “si mund të mos e di se kush është ai (Sulltani Al Jaber)”, duke ftuar audiencën të duartrokiste.

Next Post

Evi Kokalari publikon dokumente mbi lobimin e PD-së në SHBA: Kontrata me Continental synonte “non grata-n” e Berishës, jo interesin e PD-së

Hetimi i vjedhjes së dosjeve në SPAK nisi nga një ves familjar për të spiunuar! Si u bë Agim Ismailaj "grup kriminal" për disa fjalë në Whatsapp?

Rama: Edhe Ministria e Jashtme një dështim, duket sikur atje punojnë vetëm ministrja, sekretarja dhe roja

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved