Të gjithë po bëjnë sikur janë dakord me Lulzim Bashën për ditën e nesërme. Partnerja e tij në opozitë biles është një hap më para, pasi po kërcënon për tërheqje zvarrë të qeverisë.
Me një retorikë të shtuar të gjuhës së forcës dhe dhunës verbale, opozita po shkon drejt protestës së nesërme e mbushur me dilema, nëse duhet ta paralajmëroj dhunën, apo të jetë e butë për të tërhqur në protestë dhe fëmijët e gratë, siç thërret Berisha dhe Basha. Mes huliganëve që thërret nën armë LSI dhe fëmijëve që thërret Basha, vërtitet në të vërtet anarkia dhe dilema e opozitës, se çfarë të bëj me protestën e nesërme. Dhe duket se është një hall I vërtet.
Protesta e paralajmëruar si e dhunëshme ose siç thotë Monika që “nuk mbajmë përgjegjësi çdo bëj populli nesër”, nuk është protestë por demonstratë dhe si e tillë është çështje trimash jo fëmijësh e grash. Protesta siç e kërkon Basha është protestë popullore paqësore, por nuk bën dot atë që thotë Basha. Si për ironi të fatit dhe kritikët e Bashës brenda PD, bëjnë sikur janë dakord me protestën. Dhe ata kanë thënë se do të shkojnë në protestë, por nuk do rrijnë afër Bashës, por në turmë me popullin, aty ku I ka lënë Basha prej vitit të shkuar.
Edhe ata bëjn sikur seç presin nesër nga protesta pasi bëjnë sikur besojnë Bashën, që do jetë protest e madhe dhe do përbys qeverinë. Dhe në fakt janë duke pritur të dielën më shumë se të shtunën.
Bashën po bën sikur e beson dhe shtypi. Të gjithë pa përjashtim publikojnë deklarata e tij, pritshmërinë e tij dhe askush nuk po ja prish ëndrrën për të mbledhur njerëz në bulevard.
Se dhe ata presin një ditë më pas për të parë çdo të bëj Basha.
Ndërkombëtarët po ashtu. Si rrallëherë nuk janë shqetësuar nga thirrjet për dhunë, a snga talljet e Strazimirit dhe Tit Vasilit për ambasadorin Lu, por po bëjnë sikur janë dakord të shikojnë një protestë të opozitës, edhe pse në thelb protesta është kundër tyre dhe reformës në drejtësi. Janë duke parë se çfarë fuqie ka opozita për ta bllokuar atë. Dhe po ashtu presin të dielën.
Qeveri apo ashtu po bën sikur e ka marr seriozishtë. Edi Rama nuk lë rast pa treguar aftësitë e tij regjisoriale dhe bën sikur merret me skela tek dera e kryeministrisë me shpresë se po I tërheq atje si beze e kuqe.
Në fakt të gjtihë që bëjnë sikur besojnë Lulin për nesër, janë duke pritur ditën pas nesër. Për ti thënë Lulit, sikur nuk I kishim kështu fjalët!/e.e