Barcelona-Inter ishte një ndeshje tejet emocionuese që mbërtheu tifozët pas ekranit deri në sekondat e fundit të takimit. Vetë rezultati 3-3 tregon mbi bukurinë e kësaj sfide. Krisjan Asllani humbi një rast të pastër në sekondat përfundimtare, duke marrë tashmë një lumë kritikash.
Por në mbrojtje të tij ka dalë Kasano. Ish-futbollisti i njohur italian është i mëndimit se 20-vjeçari nuk duhet sulmuar, pasi u gjend në vendin e duhur për të goditur.
“Në fund Asllani, nëse e vendoste topin në rrjetë do të ishte 4-3. Por ja që do të gjuajë dhe nuk është problem. Tani të gjithë po e godasin djalin, jo. Ai e gjeti veten aty dhe gjuajti, Amen. Interi me të vërtetë pati një ndeshje të mrekullueshme dhe nuk e mendoja kështu.
Mendova se ata do mbroheshin gjatë gjithë ndeshjes, por përkundrazi kishin guxim. Më pëlqeu, një ndeshje vërtet e mrekullueshme për Interin”, është shprehur Antonio Kasano.