Rusi nga Dagestani Khabib Nurmagomedov, mposhti me nokaut në raundin e katërt kampionin e madh të UFC-së Conor McGregor, duke i shkaktuar disfatë të rëndë. Pas ndeshjes pati skena masive sherri, të turpshme, që vunë në diskutim titullin botëror për Khabib, madje një vendim final ende nuk është marrë.
Kur gjërat shkuan drejt stabilizimit dhe ku vetë irlandezi nuk shkoi të denonconte në polici, atëherë McGregor kërkoi një tjetër duel me Khabib Nurmagomedov, por UFC-ja ka marrë vendim ta pezullojë atë për një muaj. Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të lejohet të garojë deri më 28 tetor. “Conor McGregor pezullohet deri më 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.
Kjo tregon se në një kohë kur të gjithë prisnin pezullimin e Khabib, ndodh që UFC fillimisht të ndëshkojë Mc Gregorin, por jo për ndonjë shkelje, vetëm për shkak të gjendjes mjekësore, thënë ndryshe sportisti nuk mund të bëjë garë brenda kësaj periudhe. /Pamfleti Sport