• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, February 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
in Blog

Mero Baze

Ndryshimi i gati gjysmës së qeverisë nga kryeministri Edi Rama i ka lënë të gjithë të pakënaqur. Të pakënaqurit e mëdhenj duken opozitarët. Nuk e di çfarë i kishte shtyrë të besonin se Rama do shkelte vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta mbante të pezulluar Belinda Ballukun. Aq shumë po u pëlqente kjo ide sa ishin dashuruar me të, sa që kur ndryshimi ndodhi, kanë 24 orë të gjejnë arsye të tjera për ndryshimin e qeverisë dhe jo pasojën e ndërhyrjes së SPAK.

Po t’i dëgjosh sot thonë është dështim i madh se qeveria u ndryshua për 6 muaj dhe sillen sikur qeveria u ndryshua ngaqë nuk funksiononte.

E vërteta është se qeverinë nuk e ndryshoi Edi Rama, as se nuk punonte mirë, as se nuk i funksiononte mbështetja brenda PS. Qeverinë e ndryshoi SPAK. Dhe kjo është prova më e gjallë e ndërhyrjes së pushtetit të drejtësisë në atë politik.

Dhe nuk e ndryshoi duke prerë urdhër arresti për Ballukun, siç e ka bërë në fazën e dytë, por e ndryshoi qeverinë duke eksperimentuar një masë që nuk është provuar më parë në historinë e politikës në Shqipëri dhe Evropë. Kërkoi nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e saj. Gjykata nuk arriti dot të marrë vendim pro apo kundër kësaj mase, duke ndarë votat 4 me 4 edhe për shkak të mungesës së kuorumit, kështu që mbeti në fuqi provokimi i SPAK për qeverinë.

Vetë SPAK e ndryshoi masën e sigurisë para se Gjykata Kushtetuese të merrte vendim dhe e zëvendësoi me një masë të re sigurie duke i kërkuar GJKKO imunitetin e Ballukut për arrest.

Por kjo nuk është në dorë të gjykatës, por në dorë të parlamentit.

Ajo që ishte në dorë të Gjykatës Kushtetuese dhe që nuk u arrit të shprehet, është pezullimi. Dhe qeveria u ndryshua pikërisht nga një goditje politike që SPAK i dha qeverisë duke koordinuar me Gjykatën Kushtetuese dhe duke detyruar kryeministrin të ndryshojë qeverinë pasi ngeli në fuqi pezullimi.

Pra qeveria nuk u ndryshua as se ishte nevoja për një qeveri më të mirë, as se shumica mori vendim të jetë e dëgjueshme ndaj goditjeve të drejtësisë, por nga fakti kryesor se mbeti në fuqi një vendim gjykate i diskutueshëm që pezulloi ministren Balluku.

Masa e dytë e kërkuar ndaj Ballukut, ajo e imunitetit për arrestim paraprak, pra për paraburgosje të saj, është në dorë të Kuvendit. Dhe është e qartë që nuk do të jepet. Gjykata është e lirë të hetojë tani zonjën Balluku si ish-ministre pa poste zyrtare, siç ka bërë me Fatmir Mediun, Ervin Salianjin, Saimir Tahirin e dhjetëra kryetarë bashkish në gjithë Shqipërinë. Kur të mbarojë gjyqi në apel, atëherë në varësi të vendimit Kuvendi do respektojë vendimin e gjykatës. Pra nuk kemi më asnjë situatë të jashtëzakonshme. E vetmja situatë e jashtëzakonshme u krijua nga një vendim i jashtëzakonshëm i cili nuk ka ende një përgjigje kushtetuese, edhe për shkak të asaj që dyshohet se SPAK ka shantazhuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për të sabotuar një shumicë kundër vendimit të tyre.

Kështu që pakënaqësia e opozitës nuk vjen nga moszbatimi i ligjeve nga kryeministri, por pikërisht nga zbatimi i një vendimi të cilin ai e quante të padrejtë dhe që s’ka ende përgjigje. Opozita do të ishte e gëzuar që Edi Rama të mos reflektonte dhe ata të ishin më në fund në anën e “drejtësisë së re” në një rast të vetëm, por nuk patën shumë fat.

Të pakënaqur padyshim ka dhe brenda PS, jo aq shumë nga ata që janë hequr sa nga ata që kanë pritur të bëheshin diçka. Por kjo është një epidemi që i kap në çdo sezon ndërrimesh, kështu që nuk është ndonjë gjë e re.

Qeveria është e kryeministrit dhe mënyra se si e organizon ai është përgjegjësi e tij. E vërteta është se pesha politike e Ballukut brenda qeverisë ka qenë anomalisht e madhe dhe largimi i saj i detyruar nga qeveria ka detyruar kryeministrin të copëzojë pushtetin e saj në dy pjesë dhe të angazhojë në qeveri menaxherë që janë në rrjedha të projekteve të saj. Kjo nuk është ruajtje mbi monopolin e pushtetit, por ruajtje e vazhdimësisë së punës së qeverisë. Pushteti nuk është diçka që trashëgohet me tapi, pasi e merr dhe e humbet për 10 minuta në një mbledhje qeverie. Kryeministri e humbet vetëm në zgjedhje dhe ai e ka të domosdoshme të ulë kostot e ndryshimit të diktuar nga drejtësia përmes angazhimit të menaxherëve që ishin pjesë e këtyre projekteve.

Të vetmit që besoj janë të kënaqur nga ndryshimi janë prokurorët që nisën betejën kundër Ballukut. Ata morën më shumë se kanë kërkuar, pasi nisën të rrëzonin një ministre dhe rrëzuan gjysmën e qeverisë. Të paktën të mos thonë që nuk ndikojmë në pushtetin politik pas kësaj. Dhe akoma më shumë të mos ankohen kur pushteti politik vendos të mbrojë kufijtë e pushtetit të tij. Nuk ka asgjë personale në këtë betejë. Secili në llogoren e tij.

Next Post

Mburrem që jam shqiptar! Motivet kuq e zi të deputetit që revoltuan kryeministrin maqedonas: Flamurin ma ka dhënë Rama, kur të ma jepni dhe ju tuajin do e mbaj

"Po sikur të jesh ti e dyshuar dhe të të nxjerrë SPAK-u mesazhet"?! Debat mes gazetarëve për prezumimin e pafajësisë

Vëllai i ish-kandidates së PD u emërua si zv.drejtor, shpërthen Edmon Spaho: Berisha e gënjeu Elizabetën, ashtu bëri edhe me mua! Burri mbahet nga fjala

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved