lir Meta është zbythur pas sulmeve të ashpra në drejtim të zyrtarit të lartë amerikan Mattheë Palmer.
Ai ka kërkuar një takim me këtë të fundit në Ambasadën tonë në Uashington.
Lajmin e bën të ditur vetë Presidenca, që ka postuar edhe disa foto nga takimi.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Matthew Palmer.
Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber.