Është vërtet për të ardhur keq. Nico Gonzalez, 23 vjeç, vjen nga Porto dhe me tek ndeshje debutim, 20 minuta, tifozët e Manchester City e krahasojnë me Rodrin, fitues i Topit të Artë.
Në rregull, i përgatitur në La Masia, shkolla më e mirë e futbollit padyshim, por mban vazhdimësinë në Porto dhe tani kap direkt nivelin më të lartë.
Ndërkohë lojtarët shqiptarë kërkojnë muaj dhe vite për t’u përshtatur në ekipin e ri. Problemi nis nga këtu për të kërkuar të konkurrojmë me Kombëtaren në nivelin më të lartë, jemi ende shumë larg. Dhe pastaj na e ka fajin Silvinjo.
Ndonjëherë duket se disa nga futbollistët tanë nuk kanë ambicie dhe nuk kërkojnë shumë nga vetja, mjaftohen me pak dhe i kënaqen përfitimeve, si financiare dhe mënyrës sesi flitet për ta në atdhe.
Por një lojtar i nivelit të lartë është ai që ka vazhdimësi, vazhdimësi.
Dhe nëse e shikoni me vëmendje, shumë lojtarë të Kombëtares tonë e kanë të pamundur të menaxhojnë veten pas një suksesi, jetojnë për një ndeshje dhe një finale, jo për gjithë sezonin.
Në disa cilësi dhe aspekte, të jesh shqiptar nuk është edhe kaq mirë.