• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Të keqen e Enver Hoxhës,” Manjani: Drejtësia e sotme po kthehet në republikë prokurorësh

October 22, 2025
in Debat

Ish-ministri i Drejtësisë flet për emergjencë në sistemin e drejtësisë, duke e krahasuar me kohën e diktatorit: Aranit Çela thonë se ishte i pakorruptuar, por nuk bënte drejtësi, vriste… prokurorët e kohës së diktaturës nuk ishin të korruptuar, por nuk bënin drejtësi, për një fjalë të çonin në pushkatim… po sot, për fjalë të çojnë në burg… po ngatërrohen fjalët me provat e faktet penale… çfarë e dallon drejtësinë e sotme me atë të diktaturës…

Rezultatet e reformës në drejtësi, dhjetë vite pasi nisi të aplikohet, duket të jenë zhgënjyese për shumicën e juristëve. Arrestimi apo ndalimi i një avokati në gjykatën e Elbasanit ka shkaktuar reagim të ashpër tek juristët, të cilët e konsiderojnë emergjencë arrogancën e prokurorit në sallën e gjyqit dhe një vend të kthyer në “republikë prokurorësh”. Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani, rendit një sërë kritikash të forta ndaj sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për gazetën Tema, Manjani e krahason drejtësinë e sotme me atë të kohës së diktaturës komuniste.

“Të keqen e Enver Hoxhës, shihni ndonjë ndryshim me kohën e diktaturës…??? Aranit Çela thonë se ka qenë burrë i ndershëm, por nuk ka bërë drejtësi. I ndershëm në kuptimin që nuk ka bërë korrupsion. Në këtë kuptim, gjyqtarë e prokurorë në kohën e Enverit kanë qenë të ndershëm, se nuk vidhnin, nuk bënin korrupsion… ndonjë dashnore e kishin, por nuk vidhnin. Ne, në kuptimin e drejtësisë së sotme, quhen të ndershëm se nuk bënin korrupsion, por nuk bënin drejtësi, por vrisnin në padrejtësi… Ja kështu është ideja e arrestimit për shkak të fjalëve, pa ardhur pasoja,” – thotë Manjani, duke analizuar se si arrestimet e personave të ndryshëm me pushtet apo edhe njerëz të zakonshëm bëhen për biseda telefonike të cilat nuk pasohen me pasoja penale.

Manjani shpjegoi se provat që bazohen vetëm në mesazhe telefonike apo interpretimin e fjalëve të thjeshta nuk mund të jenë kurrë argument ligjor. “Po si mund të quhet provë një mesazh në telefon? Fjala ‘mort’ nuk bën, e thotë edhe Kanuni… Kështu vajti puna, dikur të merrte gruaja telefonin dhe tani ta merr Dumani… Kjo është drejtësia e Putinit, jo e Perëndimit. Kjo është drejtësia e vendeve diktatoriale dhe autoritare… Nuk duhet të jetë kështu dhe nuk është kështu.”

Rasti i arrestimit të Erion Veliajt, sipas Manjanit, është një shembull i qartë i abuzimit me ndjekjen penale. Ai e konsideron jo proporcional, jo ligjor arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës. Manjani flet për procedurën e shkarkimit të Veliajt, duke e konsideruar si pasojë të arrestimit, dhe shkeljet shkojnë zinxhir. “Shkarkimi vjen si pasojë e shkeljeve, procedurat e zëvendësimit të kryetarit janë të paligjshme. Kuptoj nevojën për emergjencë politike, por nuk mund ta zgjidhësh këtë emergjencë përmes shkeljeve ligjore.”

Pezullimi i shkarkimit nuk mund të shmangej, sepse shkelja ishte e rëndë – thotë Manjani – dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, ishte veçse “një spruce dinjiteti në faqen e zezë të asaj gjykate”.

Ai paralajmëron rrezikun e krijimit të precedentëve që normalizojnë shkeljet ligjore, duke theksuar se çdo qytetar është i cenueshëm në lirinë e tij prej “republikës së prokurorëve”. Ish-ministri flet për nevojë urgjente të reformës së reformës në drejtësi.

Next Post

A jeni takuar me Putinin? Rama në Londër: Jo faleminderit! Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë

‘21 Janari’ ende pa drejtësi: Strasburgu foli hapur, është vrasje shtetërore

Sot Samiti i Berlinit: Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved