Sali Berisha ka ‘ndërprerë” seancën parlamentare për të kërkuar një strehë për gardistët e parlamentit.
“Ka një grup të gardës që rrinë në shi te dera dhe nuk u bëhet një strehë që të rrinë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale.
Gazetarët kanë një strehë aty dhe është shumë mirë, por edhe rojeve te dera u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”, tha Berisha.