Nuk e di, por një hall e ka Saliu që çdo ditë na tregon se si do u shesi grekëve Rama 1200 km katror det ose thënë më bukur 5% të sipërfaqes së Shqipërisë, e cila në tërsi është 28 mijë kilometra katrore . Plus kësaj, miliarda fuçi nafte, që nuk i ka prekur njer,i sepse i ka ruajtur Saliu me Lulzin.
Kush e dëgjon bindet se ky njeri ka nevojë për doktor, se vete ka që nga nga 91′ që është pacient për psikiatrin.
Tani që shërbetorë dhe hjeksit e vrasjeve të drejtësisë, po shkojnë aty ku e kanë vendin, në burg, Saliu është rënduar shumë dhe nuk po e përballon situatë jo nga mosha, por nga ajo që e tmerron, ulja përpara gjykatësit dhe prokurorit.
Ja statusi, pa kuptim dhe qeshark, që bën thirrje për rrëzimin e Ramës dhe kthimin e ’96, ’97, Gerdecit , 14 shtatorit, 21 Janarit, Bakojanisin duke firmosur me Bashën marëveshjen Saliane të detit, e damkosur tradhëti Kombëtare, dhe kthimin e drejtësisë, që na sjell Saliu e që po e vajton sot, se ka ikur në drejtim të paditur.
Ja pëllitjet Saliane
“Te dashur miq, Zografi i dyte, per te mbulluar aktin e tradhetise se tij te larte kombetare urdheroi sot ndrikull Mimi Trafikun te mbylle ne menyren me te paskrupullt seancen e pyetjeve ne komisionin parlamentar per Ditzi Tardhtar Bushatin per shitjen e Detit dhe pasurive perrallore te gazit dhe naftes te Shqiperise ne detin Jon.
Me aktin e sotem banditesk, Zografi i dyte dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetem se faktuan se ata kane frike vdeksore nga transparenca, e cila nxjerr ne driten e diellit dhuraten qe i bene Greqise prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri kombetare e Shqiperise.
Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marrevshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marreveshjes me Zografin e dyte te Londres ku vendosen coptimin e dyte te trojeve shqiptare se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (pra zonen e naftes dhe gazit).
Me kete raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishem per ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushtatit fundin e merituar” .
Ruaje zot dhe ca ditë, derisa të përgjigjet për krimet që ka bërë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarve, se mendja e ka lënë! /Ekskluzive.al