• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të paktën 23 gazetarë të vrarë në luftën e Ukrainës

May 6, 2022
in Bota

Që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë, të paktën 23 gazetarë kanë humbur jetën, sipas një organizate gazetarësh. Të paktën shtatë prej tyre u vranë në detyrë, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Lufta në Ukrainë ka lënë mijëra të vdekur. Mes tyre janë të paktën 23 gazetarë, disa prej të cilëve janë vrarë ndërsa mbulonin luftën, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë.

“Profesionistët e medias janë drejtpërdrejt në shënjestër të forcave sulmuese. Këtë e vërteton vdekja e kolegëve tanë, fotoreporterit Maksim Levin, Alexandra Kuvshinovës nga Fox News dhe të tjerëve. Këtë e vërteton dëshmia e atyre që patën fatin të mbijetojnë.

Makina e një fotoreporteri zviceran kishte shenjat e medias e megjithatë kjo nuk i pengoi forcat ruse të qëllonin, ta grabitnin, t’i merrnin pajisjet dhe paratë”, thotë për Zërin e Amerikës, Sergiy Tomilenko i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Gazetarja Oksana Baulina, u vra nga një goditje me raketë pranë një qendre tregtare në Kiev ndërsa ishte në detyrë. E njëjta qendër tregtare ishte bombarduar nga forcat ruse një ditë më parë. Kolegu i saj Anton Naumliuk kujton incidentin.

“Aty kishte vetëm punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë dhe disa kalimtarë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se është e vështirë të provohet se gazetarët dhe personeli i medias po vriten si kundërpërgjigje ndaj raportimit të tyre.

“Mund të themi vetëm nëse gazetarët janë vrarë ndërsa ishin duke raportuar apo duke bërë punë të lidhur me gazetarinë. Kështu, mund të themi se të paktën shtatë gazetarë, vdiqën teksa po raportonin; ata punonin si gazetarë kur ndodhi. Por ka shumë raste të tjera që duhet të hetohen”, thotë Carlos Martínez de la Serna i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Carlos Martínez de la Serna e pranon se gazetarët po rrezikojnë, por thotë se ata po luajnë një rol jetik në dokumentimin e agresionit rus.

“Ata po sjellin dëshmi të agresionit të tmerrshëm. Ata gjithashtu po dokumentojnë, po lënë dokumente të qarta për brezat që do të vijnë, për të pasur një dëshmi të asaj që ndodhi”, thotë ai.

Anastasia Stanko kishte punuar me fotoreporterin Maksim Levin, i cili u vra në Ukrainë në mars. Ish-kryeredaktorja thotë se falë materialeve foto dhe video, bota e sheh luftën ashtu siç është.
“Disa nga gazetarët qëndruan në qytetet e pushtuara, në qytete të rrethuara. Ata po përpiqen të dërgojnë informacion nga ato zona, për të shpëtuar njerëzit”, thotë ajo.

Edhe pse disa gazetarë kanë humbur jetën dhe janë arrestuar, qindra të tjerë mbeten në rajon, duke njoftuar për luftën në Ukrainë.

Next Post

"Sharra" e Saliut në dorë të Kokalarit për të ndarë Amerikën... njollë për demokratët

Intervistë/ “Ky është një lajm i keq”! Gary Kokalari bën paralajmërimin e fortë për Ilir Metën: Nëse Sali Berisha bëhet kryetar, PD e vdekur! SHBA-të kanë të gjitha provat për të

Bllokohen miliona ton eksporte të grurit në Ukrainë! OKB zbulon se çfarë po ndodh në Detin e Zi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved