Studenti Aurel Kujtimi është shprehur se pedagogët marrin nga 200 deri në 500 euro për një provim.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kujtimi theksoi se në universitetet në rrethe ka korrupsion.
“Pedagogët duan lekë. Kanë krijuar dhe qendra kursesh. Te shkencat e natyrës provimi ka qenë deri në 700 euro tani mund të variojnë nga 200-500.
Mos të flasim pastaj për zonat e Tiranës së bëhet një korrupsion i madh, në Elbasan dhe në Gjirokastër. Studentët ma kanë pohuar vetë studentë, por këto të fundit nuk kanë guxim ta thonë se kanë frikë”- tha ai.