“Oooo… Të q**sha robt”. Kështu thërrasin të dëshpëruar shokët e një 27-vjeçari shqiptar në Itali pasi u aksidentua nga një 20-vjeçar. Ky i fundit është vënë në pranga dhe ndodhet në qeli.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës në Cesenatico përpara një diskoteke. Siç raportojnë mediat, mes grupit që po qëndronte shqiptari dhe atyre të italianëve ka pasur një konflikt që ka nisur gjatë qëndrimit në diskotekë. Me shumë mundësi shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë.
Për këtë arsye, ata u nxorrën jashtë nga rojet e sigurisë. Por edhe këtu ka vazhduar sherri mes dy grupeve. 20-vjeçari italian mori makinën dhe aksidentoi shqiptarin.
Pas kësaj, shoferi dhe një mik i tij, kanë mbetur të plagosur pasi janë rrahur nga miqtë e shqiptarit. Siç mund të dëgjohet, përveç të sharave, një prej shqiptarëve godet me shkelm makinën tip BMW.
I riu i plagosur qëndron i shtrirë ndërsa në ndihmë i shkojnë disa persona. Një grua dëgjohet të bërtasë duke kërkuar që të vijë ambulanca. 27-vjeçari është dërguar në spital mirëpo nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.