Aktori Mehdi Malkaj, prej kohësh aktivist i dalluar i PD-së së Sali Berishës, ka marrë pjesë në protestën e radhës së militantëve të PD para Bashkisë së Tiranës.
Por ndryshe nga protestuesit e tjerë, ai kërkoi që të shkojnë tek Kryeministria.
“Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin.
U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’.
Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha.
O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha Malkaj gjatë fjalës së tij.