7 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut.
Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur. Është e paqartë nëse sulmuesi ishte në mesin e 7 viktimave të raportuara nga mediat gjermane.
‘Ende nuk ka informacion të besueshëm për motivin’, thotë policia.
Një numër njerëzish u plagosën gjithashtu në të shtënat në rrugën Deelbwge në lagjen Gross Borstel të qytetit.
Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin mendon se mund të ketë qenë autort, por hetimet po vazhdojnë.
Ata u thirrën rreth orës 21:15 (20:15 GMT) për të raportuar se kishin qëlluar të shtëna në ndërtesë, tha zëdhënësi i policisë Holger Vehren.
Ai tha se policia ende nuk i ka identifikuar viktimat dhe puna në vendin e krimit ka vazhduar.