4 të vrarë dhe 20 të plagosur nga një person i armatosur në zyrat e Capital Gazette, një gazetë në kryeqytetin Maryland të shtetit të Annapolis në SHBA.
Në vendngjarje ka një prani masive të policisë në rrugën Bestgate në Annapolis, një zyrë përgjatë rrugës nga qendra e Annapolis.
Sipas njoftimeve paraprake thuhet se është hapur zjarr me një armë gjahu.
Anthony Messenger, i cili tha se është një praktikant në këtë gazetë, pak më parë në Twitter njofoi se po sulmoheshin.
“Të shtëna me armë, ju lutem na ndihmoni”, shkruante ai.
Autori dushohet se ishte një person me precedent penal, ndërsa zëdhënës i Departamentit të Policisë nuk pranoi të komentojë mbi ngjarjen, por forca të shumta policia kanë rrethuar zonën po vijojnë hetimet.
“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.” Ajo është një e përditshme e shtypit të shkruar në Annapolis, një qytet prej rreth 40,000 banorësh në brigjet e Gjirit të Chesapeake të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.