Pas rikthimit të Trump në pushtet, politika shqiptare, ethshëm, debaton edhe mbi skandalin McGonigal, një zyrtar i lartë i FBi-së, i cili është u dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tij me një biznesmen rus.
Gjatë hetimeve, përmendet edhe një bisedë e Ramës me McGonigal, në një takim mes tyre, ku ky i fundit ka folur për dyshimet e tij, se një kompani ruse po tenton të investoi në tregtimin e hidrokarbureve, ku flitet edhe për persona A dhe B, emrat e të cilëve janë Agron Neza, i cili e ka prezantuar Ramën me drejtorin i FBI-së dhe ish zyrtari i LSI Dorian Duçka.
Kjo mbetet një akuzë që u përket Shteteve të Bashkuara dhe McGonigal është dënuar.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pjesëmarrje në pastrim parash, derisa ka punuar për Deripaskën, të cilin e ka ndihmuar të hetojë një oligark rival rus, shkruan gazeta “The Financial Times”.
McGonigal, i cili ka shërbyer si agjent special i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së dhe ka hetuar Deripaskën, derisa ka qenë në agjenci, është arrestuar më 21 janar, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë më 23 janar.
Ish-agjenti i FBI-së është arrestuar me ish-diplomatin rus dhe sovjetik, Sergei Shestakov, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe ka punuar si përkthyes gjykate. Sipas prokurorëve, në vitin 2019, të dy ata kanë punuar për heqjen e sanksioneve kundër Deripaskës dhe nuk ka asnjë dënim apo akuzë për 200 mijë dollarët e deklaruara ligjërisht, se i ka marrë borxhë nga Agron Neza.
Kjo është e vërteta në këtë situatë që ne ndodhemi. Por fakti është që politika shqiptare, opozita, e ka marrë këtë çështje dhe e ka kthyer në kauzë të saj duke akuzuar fort Edi Ramën.
Kuptohet, Berisha si lehës dhe intrigant i papërmbajtshëm e ka marrë çështjen dhe po e përdor fort për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë, se Rama është investuar për ta shpallur “non grata”, duke përdorur instrumentet e tij, por edhe duke theksuar se janë përdorur informacione me njerëz, të cilët janë çuar në SHBA, për t’i shërbyer dëmtimit të opozitës në lidhje me çështje të ndryshme.
Lulzim Basha duke kapur situatën del dhe shfaqet duke thënë se e kanë akuzuar padrejtësisht në lidhje me paratë ruse dhe se ai është viktimë e McGonigalit, Edi Ramës e të tjera barsoleta si këto që paskan paguar që Luli të mos bënte foto me Trump pasi fotot si të këlliçit ishin bërë dhe Muzin kishte kohë që i kishte zhvatur paratë… pa pronarë.
A mund ta shpjegoi kush, se pse do paguhej për një punë të mbaruar, kur McGonigal nuk ka ekzistuar në kohën e skandaleve të financimeve ruse të Lulzim Bashës në muajt qershor 2017, duke u fshehur në kompanitë me pronarë rus dhe me para ende të dyshimta e të paqarta, se si e pagoi lobimin në SHBA? Ndërsa Charles McGonigal është takuar në shtator 2017 me Edi Ramën, kur Luli i kishte paguar 1 milion dollarët e Muzine.
Ai kërkon që të dalë i palagur nga kjo histori, por në fakt, Lulzim Basha nuk është larguar nga kreu i PD-së, se i dolën para ruse apo u shpall “non grata”, por paratë ruse i dolën në vitet 2017-2018 dhe ai qëndroi kryetar i PD-së, edhe pse humbi, dogji mandate, nuk u fut në zgjedhjet lokale, apo edhe në 2021-shin kur humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme.
Lobimi i Bashës është i njëjti me atë të Metës, por me një ndryshim, sepse Luli shpëtoi nga drejtësia e plepave kurse Meta e hëngri nga drejtësia amerikane.
Për ta kthyer Lulin dhe gjithë lulët me këmbë në tokë, edhe një herë pak fakte nga Lobimi me paratë ruse:
Gazetari Dan Friedman, investiguesi i çeshtjes Basha Muzin shkruante:
Atë kohë ne po shikonim regjistrimet për disa lobime të ndryshme. Ishim të interesuar për influencat ruse në politikën amerikane. E kështu pamë disa kompani lobimi të regjistruara për të përfaqësuar subjekte të huaja në SHBA. Një prej tyre ishte kompania e Nick Muzin.
Ai ishte i registuar si lobist në Departamentin e Drejtësisë, jo vetëm për Partinë Demokratike në Shqipëri por edhe për disa kompani si “Biniata Trade”.
Kur ne e pamë këtë nisëm, punuam për të kuptuar se çfarë ishte “Biniata Trade” dhe përse ai e kishte regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë për qëllime lobimi.
Është diçka normale e punës tonë duke parë raportimet e kompanive të lobimit e kështu nisëm të investigojmë për këtë kompani guackë.
Lulzim Basha është e qartë që gënjen, gënjen ditën për diell, është një mashtrues klasik i papërgjegjshëm në politikë që tashmë i ka dalë boja.
Por le të japim argumentin pse gënjen. Sepse Lulzim Basha thotë se e vërteta doli.
Cila e vërtetë? Që janë paguar lekët kundër tij, duke treguar se e vërteta nuk është ajo që thotë ai, por ajo që ai ka bërë, e kjo vërtetohet nga vetë ai.
Çfarë ka lobimi kundër tij dh kujt i duhej?
A shkoi Lulzim Basha të bënte një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe a e bëri? PO!
A u publikua kjo foto? PO!
A u paguan 1.025.000 dollarë për këtë foto? PO!
A është përdorur një kompani lobiste nga më të fuqishme në SHBA, si ajo e Nick Muzin, e cila i ka bërë vetë deklarimet? PO!
A i ka deklaruar kjo kompani kontratat dhe paratë në Ministrinë amerikane të Drejtësisë, të cilat tregojnë se janë 3 pagesa nga 150 mijë dollarë, është një pagesë 75 mijë dollarë dhe një pagesë 500 mijë dollarë? PO!
A janë këto para pa pronarë dhe dokument por vetëm me një deklarim qesharak… 500 mijë euro dhuratë nga shqiptarë të Amerikës, pa emër dhe pa asnjë akt donacioni.PO!
Vetë Lulzim Basha ka dhënë 3 versione në daljet e tij publike dhe ka shkuar e ka marrë në qafë edhe zyrtarë të Amerikës, duke thënë se ia kanë dhënë ata paratë.
Diferenca mes raportimeve të Muzin Capitol Partners në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dhe raporteve të dërguara na KQZ nga Partia Demokratike, e shtynë Prokurorinë e Tiranës në nëntor të hapte një hetim kryesisht ndaj kësaj të fundit, për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.
Lulzim Basha nuk ka firmosur as 450 mijë dollarë, as 650 mijë dollarë dhe as 950 mijë dollarë, por plot 1 milion e 25 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë dy kontrata, një e dorëzuar në mars dhe një në nëntor të 2017-ës.
Pra, një shumë totale 1 milion e 25 mijë dollarë.
Ishte gjyqtari i plepave, i shkarkuar me ceremoni nga vetingu Lazër Sallaku që hodhi poshtë dosjen. Pas një konflikti mes prokurorëve të çështjes dhe pushimit të akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës u paraqit përpara gjykatës me dy qëndrime.
Përballë kërkesës së prokurorit Gjergji Tako për dërgimin e çështjes në gjyq dhe asaj të prokurorit Kolë Hysenaj për kthimin e akteve për hetime të mëtejshme, gjyqtari Lazër Sallaku zgjodhi rrugën e tretë të pushimit njëherë e mirë të çështjes penale si militant i pafytyrë i PD-së.
Prokurorët vendosen të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjykatë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes, ka thënë më parë ish kryeprokurorja Elisabeta Imeraj dhe Lulzim Basha do ishte pas hekurave sipas saj.
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.
Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. të gjitha këto veprime janë bërë para se Neza me MacGonegall të takonte Ramën.
Ku është lobimi me pagesë anti Lyl?
Unmasked: The Russian who secretly paid ex-Trump aide to lobby for Albanian politician in Washington
Moscow businessman named as owner of mysterious Scottish firm that paid for access in DC.//Ekkluzive.al