Operacioni Tempulli 2 ka çuar në goditjen e 7 grupeve kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla dhanë detaje nga operacioni: Janë arrestuar 273 persona, 306 kontrolle. Është sekuestruar kanabis, kokainë e armë.
‘Tempulli 2!’ Një operacon i gjerë mbarëkombëtar është ndërmarrë për të luftuar trafikun e drogës. Bëhet fjalë për goditjen e 7 grupeve kriminale
Janë lëshuar 295 urdhërarreste nga prokuroria nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 273 prej tyre.
Arrestimet janë kryer në kuadër të 66 hetimeve proaktive ndërsa janë kryer 306 kontrolle.
“Është sekuestruar një sasi më e madhe droge seç e prisnim dhe armësh’ tha Balla duke nënvizuar se nuk ka pasur dekonspirim të operacionit.
Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’ dhe hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.
Tempulli 2’ ka goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e drogave afër shkollave dhe jo vetëm, deklaroi drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Rrumbullaku.
Janë 273 të arrestuar.
Ndërkohë ministri i Brendshëm deklaroi se nuk ka pasur asnjë dekonspirim.
Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit. Numri i madh i urdhave të ndalimit nga prokuroria janë realizuar me sukses. Një pjesë e forcave të policisë janë në terren për të vijuar operacionin” tha Balla.