Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.
Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.
Ndërkohë që zonja vazhdon një deklaratë me tone revolte ka ndërhyrë edhe aktori Julian Deda, i cili përpiqet ta qetësojë zonjën.
Julian Deda: Qetësohu
Geca: Basha
Demokratët: Berisha
Deda: Çke moj çke
Geci: A s’ju vje marre
Demokratët: Marren e ke për vetë
Geci: Gjithë këta tropojanë me një femër
Demokratët: Je e nderume e respektume nga ana jonë