Erion Veliaj është i dëshpëruar, i turpëruar dhe po tregohet hakmarrës tamam si ato “gratë e këqija” që të qepen si dhelpra pas allateve të dashit, pas publikimit të audiopërgjimit dhe fjalorit banal të përdorur prej tij kundër legjendës bardheblu Sulejman Mema.
Sot, mediat e borderos së bashkisë Tiranë, kanë publikuar në unison të gjithë një video ku Sul Mema i përgjigjet mesazheve të kryebashkiakut me të njëjtën gjuhë të përdorur prej këtij të fundit.
Janë po këto media “të tredhura” nga Veliaj, që nuk thanë asnjë fjalë për fjalorin fyes të kryebashkiakut të përdorur në audiopërgjim, e jo më të publikonin pjesë nga biseda ku kryetari i Tiranës dhe mediave të tredhura ofendonte legjendën e Tironës, që është 10 herë më burrë që interesin e tij për futbollin nuk e vendos në planin personal të interesit për xhepat e tij.
Në doni të kuptoni kush janë mediat e kapura nga politika, që janë në borderonë e Veliaj, e paguhen me paratë e vjedhura nga inceneratorët dhe pazaret me lejet e ndërtimit të shitura tek narkotrafikantët, mjaft që të shihni kush prej tyre ka publikuar videon e Sul Memës dhe kush e ka censuruar audiopërgjimin e Veliaj.
Puthadorët po mundohen të bëjnë pis Sul Memën me një video ku Mema pyetet për fjalorin banal të përdorur nga Veliaj kundrejt tij (që i quan kundërshtarë) dhe Sula i përgjigjet me plotë gojë siç i vlerëson: Çja q* ropt atyne!
Mema u anatemua si burracak nga Veliaj, madje i tredhur sipas kryetari, vetëm pse ish futbollisti kishte dërguar një letër tek UEFA ku denonconte ndërhyrjet e bashkiakut, shantazhet dhe presionet në adresë të FSHF.
Po të dëgjoni Veliaj e kuptoni që nga fjalori se Sula është 100 herë më burrë se kryebashkiaku, që me komplekset e tij tenton të hiqet si gangster, edhe përdor fjalorin banal kur do me u duk më burrë se çështë.
Tek burrëria e Veliaj nuk ka asnjë “r”, por e turpshme është tentativa e tij e dëshpëruar të publikoj në media videon që kshu flet Sula, kshu fola dhe unë.
Dikush duhet t’ia kujtoj kllounit se Mema nuk është kryetar bashkie, as i zgjedh me votat e popullit dhe nuk mban asnjë post publik, e mund të flas si t’ia ndjej zemra për kundërshtarët e tij.
Dashamirësit e futbollit e kanë digju shpesh Memën si spektatorë në stolat e stadiumit, ndoshta duke sha futbollistin kundërshtarë e ndonjëherë albitrin për një faull të padhënë. Me thonë të drejtën Memës i shkon edhe kur shan edhe kur shënon gol!
Por kurrësesi nuk mund të barazohet me gjuhën e ndyrë të një kryebashkiaku që është zgjedh nga partia të menaxhojë Tiranën dhe regjistrohet duke shantazhuar dhe kërcënuar si funksionarë publik.
Nëse do të kishte drejtësi në këtë vend, Erion Veliaj do ishe shkarkuar me ceremoni nga posti publik dhe arrestuar për ushtrimin e pushtetit të tij për shantazhuar organe të pavarura.
Po meqë drejtësi nuk ka, atëherë edhe ne si Sul Mema po themi: Çja q*u ropt drejtësisë!/Ekskluzive.al