Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.
Kjo pasi Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014. I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.
Njoftimi i policisë: Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.
Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.
l.q.