Gjatë ditës së sotme, trafiku i rënduar në pikën kufitare të Hani të Hotit ka shkaktuar dhe një ngjarje të pazakontë. Teksa shoferët shqiptarë nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit, duke u munduar të parakalojnë radhën e gjatë, disa shoferë francezë, turistë kanë surprizuar me sjelljen e tyre. Ata kanë veshur jelekët e verdhë që janë të detyrueshëm të mbahen në makinë dhe kanë nisur të protestojnë.
Shoferët francezë kanë bllokuar korsinë tjetër, duke mos lejuar tejkalimin e kolonës tjetër.
Kjo gjë ka detyruar shoferët shqiptarë të nervozohen dhe të nisin t’i bien borisë