Enca ka treguar sot disa detaje nga videoja e saj më e fundit, në të cilën nuk kanë munguar momentet erotike me një model të huaj. Ajo ka rrëfyer për Rudinën se do të digjte një shtëpi, sikurse ka bërë në videoklipin e këngës, nëse i dashuri do ta tradhtonte.
Vajza u shpreh se e vërteta në këtë histori të paraqitur nga ajo është një histori reale, e bukur, por e pamundur për t’u realizuar. Sipas Encës, nuk bëhet fjalë për tre persona, por vetëm për një dashuri të bukur por të pamundur për t’u realizuar.
Në lidhje me djalin model ajo rrëfen si e gjeti:
U thashë vajzave “Goca, duhet të gjejmë djalin më të bukur që ekziston”. Iu futëm gërmimit dhe më në fund e gjeta. Është një person që më ka bërë të ndjehem shumë mirë gjatë gjithë xhirimeve. Komunikimi ka qenë në anglisht. Isha shumë e sikletosur, por iku falë Pierluigit. Gjërat shkuan më së miri”
Nga ana tjetër, ai, me një simpati të madhe ka folur për këngëtaren gjatë një video-mesazhi.
Nga Madridi, i riu shprehet:
Faleminderit mbretëreshë për mundësinë që më dhe. Pjesa më e bukur e këtij projekti është që tre orë para se të hipja në avion Enca më dërgon një mesazh dhe më thotë “Hej Pjer, në projekt do ketë edhe puthje. Nuk e di nëse të kam thënë”. Por pati më shumë se kaq”