Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës pas tërheqjes së padisë ndaj “Bild”.
Me një shënim në Twitter, ndërsa sulmon opozitën, Rama thotë se nuk pati më motiv për të vazhduar gjyqin, pasi pati një takim me editorialistë të “BILD”, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta.
Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!
Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta!
U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”- shkruan Rama. (TemA)