Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili tërhoqi zvarrë me makinë qenin. Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
Ngjarja shokuese me qenin ka ndodhur më 15 Shtator në Sukth të Durrësit, ku 50-vjeçari është filmuar teksa tërheq zvarrë një qen.