Qentë ndonëse janë besnike shumica e njerëzve i keqtrajtojnë ato. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Lushnjë ku një kafshë shtëpiake ka ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë.
Shtetasi në fjalë është identifikuar me inicialet F.H., 64-vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë. Pas aktit mizor, ai u procedua penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.