Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Tiranë dhe në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave nga IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 4.1.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Shezë të Elbasanit dhe thellësia e tij ishte 22 km. Nga raportimet në terren nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale.
Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe kryesisht këto lloj tërmetesh me këtë magnitudë për sizmiologët cilësohen si të zakonshme për vendin tonë.