Në Follorinë, qytet kufitar me Shqipërinë, banorët sonte janë të shqetësuar. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë dhe kanë frikë të futen në banesa.
Prof. Gerasimos Houliaras, drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, shprehet i shqetësuar për faktin se kjo zonë nuk është me aktivitet të rregullt sizmik.
“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime, presim zhvillimin e aktivitetit sizmik”, tha z.Houliaras, citon noa.al.
Tërmeti 22.45 është ndjerë gjerësisht në të gjithë Shqipërinë, si dhe Maqedoni, Kosovë, Malin e Zi, Bullgari si dhe në një pjesë të Greqisë.
Gerasimos Houliaras
Tërmeti 22.45, me intensitet 6 ballë
Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64, tha sonte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.
Dendësi tërmetesh sonte në kufi me Shqipërinë duke krijuar një klimë pasigurie për njerëzit
Në 23.21 ora jonë, ndodhi një tërmet 3.9 ballë, 3 km larg Follorinës duke e rikthyer epiqendrën aty ku nisi me 5.8 ballë në 22.45, raporton noa.al.
Tërmeti kishte intensitet makrosizmik kategoria e IV ose 4 ballë të shkallës Merkali.
Më herët një tjetër tërmet u ndje në 23.14 dhe ishte 3.1 ballë të shkallës Rihter.
Nëse i pari ishte 4 km larg Follorinës, më i fundit ishte 15 km larg tij.
Edhe ky tërmet kishte intensitet makrosizmik kategoria e V ose 5 ballë të shkallës Merkali.
Dy tërmete pasuan të parin
Edhe 2 tërmete të tjera pasuan të parin dhe sipas EMSC, magnituda e tyre ishte përkatësisht 3.5 dhe 4.2 ballë në 22.47 dhe 22.48 ora e Shqipërisë.
EMSC njoftoi se tërmetet arritën magnitudën 5 ballë të shkallës Merkali, ndër më të lartat dhe më shqetësueset.
Tërmeti i orës 22:45
Një tërmet 5.8 ballë Rihter ka ndodhur në orën 22.45 duke u ndjerë gjerësisht në Shqipëri.
Shërbimi sizmik evropian EMSC raporton se tërmeti është ndjerë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në orën 22.54 u bë e qartë se epiqendra e tërmetit që mendohet se zgjati të paktën 5 sekonda ishte pranë Follorinës në Greqi, 119 km larg Elbasanit.
Thellësia e tërmetit ishte vetëm 2 kilometra.
Tërmeti kishte magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter.
Konfirmohet nga EMSC se tërmeti ishte i kategorisë së verdhë dhe 4 ballë të shkallës Merkali që tregon se ai ishte goxha i fuqishëm.
Sipas informacioneve, në qytetin e Follorinës ka pasur shqetësim me banorët që kanë dalë në rrugë, duke qëndruar në gatishmëri për çdo të re të mundshme.
Në Facebook e noa.al, janë me qindra komentet që raportojnë për tërmetin në të gjithë Shqipërinë dhe në Maqedoni e Greqi, madje dhe Kosovë e Malin e Zi si dje Bullgari. /noa.al