Presidenca e Ilir Metës nxitoi të nxirrte veten blof për herë të dytë brenda pak ditësh, pas panikut që rëndom po përpiqet të përhapë mes njerëzve me parashikime apokaliptike.
Pak minuta pasi në media u publikua përgjigja zyrtare e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një zyrtar i presidencës bëri sërish orakullin duke parashikuar diçka që ende s’ka ndodhur: dekretimin nga presidenti të ligjit që përcakton qartë përgjegjësitë për përballimin e fatkeqësive.
“Ligji u dekretua” thanë në Facebook. E duke u marrë me rrjetet sociale kanë harruar që këtë dekretin suprizë ta dërgojnë në Kuvend, sic e do ligji dhe ta publikojnë edhe në web zyrtar të Presidencës, prapë sic e do ligji.
Mjafton të klikosh në faqen e internetit të Presidencës dhe kupton se cili është roli i vërtetë i presidentit aktual shqiptar.