Banesa e Arjan Alikos, anëtar i bandës së Aldo Bares, është qëlluar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Erjan Aliko ose Arti i Braçes, siç njihet ndryshe është një emër i njohur për policinë e shtetit pasi është i dënuar për plagosje të një personi një vit më parë. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në murin e banesës ku nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet qartë shenjat e plumbave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje, ku gjatë natës është qëlluar banesa e A. A., 51 vjeçe. Policia po heton në lidhje me ngjarje dhe nga dyshimet e para mendohet se ngjarja lidhet me të shkuarët e Alikos. (b.h/Shqiptarja.com )