I çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm. Ka shumë për të zbuluar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë, shkruan Fiona Dunlop për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.
”Ujk, ishte? Ndërsa makina jonë u hepua në një tjetër kthesë të ngushtë në një fshat shqiptar, një krijesë e çuditshme me qime po na shihte nga buza e rrugës. Pa dyshim që ishte ujk, pasi sapo kishim lënë pas një rezervat natyror, ku një panel për faunën lokale bënte fjalë për një canis lupus identik. Kjo nuk ishte përvoja e vetme e papritur në vendin e Zogut (mbreti i vetëm i Shqipërisë, në vitet 1920-30), vend që nën diktatorin represiv Enver Hoxha, u mbyll hermetikisht deri në vitet ‘90 nga pjesa tjetër e Evropës. Ne kishim vendosur të nisnim udhëtimin tonë në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet në kryeqytetin, Tiranë.
Nga gjithë ngushtica, silueta malore e Shqipërisë u shfaq dhe iku çuditshëm si një aureolë, kështu që kur anija jonë më në fund gulçiti në portin e Sarandës, ishte një tronditje të gjeje një xhungël me ndërtesa të ngritura kuturu që përqafonin bregun. Kjo nisje për në Rivierën Shqiptare nuk ishte për ne, sidoqoftë, si partneri im dhe unë kishim përshkruar udhëtimin tonë rrugor thellë në brendësinë e thyer të jugut, në kërkim të xhevahireve bizantine, bujtinave të çuditshme osmane, xhamive, kështjellave dhe restoranteve që prodhojnë produkte të këndshme lokale. “Shqipëria ka vetëm një rrugë – ajo shkon deri në Kosovë. Nuk mund të humbisni!”, – na tha ai që na dha makinën me qira në port. Nuk është në fakt ky rast, por në të vërtetë një hartë duhet patjetër.
Burimi: Konica.al