Sali Berisha është nisur drejt prokurorisë, ku do dëshmojë për dhunën në protestën e 8 janarit.
“Çfarë do të dëshmoj unë në prokurori, do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit me narkoshtetin shqiptar, që doli qartë si drita e diellit në datën 8 Janar.
Për më shumë ju ftoj, që sapo të dal nga dera e prokurorisë do tiu njoftoj edhe juve.
Basha është një vegël e qeverisë, aty jam thirrur nga Basha unë, jo nga Rama”, u shpreh Berisha.