Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsjan Çela janë tre emrat e zyrtarizuar nga ana KLP-së.
Vendimi i u mor pasi Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi pretendimet e Lulzim Alushaj, avokati që ngriti një padi për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar si të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin.
Pedagogu Përparim Kabo, ndërkohë, ka një pyetje publike për 3 kandidatët
“Une si qytetar dua t’u bej nje pyetje ne distance.
Ti kandidat i mundshem a e ke kurajon te shkosh ne Gjirin e Lalzit dhe te hetosh per fondin e tokave dhe per vilat luksoze te qeveritareve?
Meqë edhe nje nga kushtet e Parlamentit gjerman per hapjen e negociatave me BE per Shqiperine si vend kandidat ishte per dergimin para drejtesisë te te gjithe politikaneve te korruptuar?
Nese nuk e ben dot eshte e kotë qe te kandidosh.
Do vrasesh gjumin tend dhe do rrezohesh menjehere nga SHBA.
Koha e shakave me drejtesinë ka mbaruar, ndaj mendohuni mire!
Ju faleminderit nese me lexoni dhe shume faleminderit nese me kuptoni!
Ju mirekuptoj edhe nese me refuzoni apo heshtni, une di t’i lexoj edhe ato”, shkruan Kabo.