Nga Parku Olimpik, Partia Socialiste po organizon takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj ne te gjithë vendin për tu përgatitur për zgjedhje të brendshme të kësaj partie të cilat do të mbahen më 16 nëntor.
Fjalën e hapjes e mbajti ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do te thote se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.
“Jemi partia më e madhe në vënd. Jemi krenar për qeverisjen e partisë socialiste në 6 vite . Mund te kishim zgjedhur rrugën e lehtë për te mos mbajtur pëgjegjësi . Të inaguronim rrugë të pa përfunduara , të linim drejtësine aty ku është . Duke thënë se ne jemi politikanë ashtu sic e bënte ai plaku . Ne zgjodhëm rrugën e se vërtetës , luftës kundër informalitetit. Zgjodhëm të ishim qeveri e përgjegjshme . ” – ka thënë ndër të tjera Spiropali .