Shpesh herë futbolli është përdorur për të trajtuar ose ndezur gjakrat edhe çështje politike mes vendeve. Në ndeshjen që po luhet mbrëmjen e sotme mes Çekisë dhe Shqipërisë mesa duket tifozët vendas kanë vendosur të provokojnë.
Nga pamjet e publikuara nga stadiumi duket flamuri i Shqipërisë në të cilin është vendosur një X i bardhë ndërsa në krah shihet flamuri serb me hartën e Kosovës.
Një incident aspak i këndshëm pasi tifozët çekë kanë ngatërruar në bukurinë e sportit politika dashakeqe si ato të Serbisë për të quajtur Kosovën sikur është e tyre.