Tirana vazhdon me fitoret. Bardheblutë pas fitores në derbi javën e kaluar kanë arritur të fitojnë sot edhe ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2 në “Loro Boriçi”.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi gjeti golin e parë që në minutën e 25-të me Redon Xhixhën që kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje, por më pas me VAR u akodua gol pasi Xhixha ishte në pozicion të rregullt.
Në fraksionin e dytë Vllanzia tenton të barazoi ndeshjen, ndërsa Tirana ngeli me 10 lojtarë pasi Toli bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Da Silvës. Shkodranët nuk përfitojnë edhe pse kanë një lojtar më shumë, e madje pësojnë golin e dytë.
Një kundërsulm “vrasës” nga bardheblutë me Seferin që i vetëm me Zogovic nuk gabon, por dyfishon ndeshjen.
Me këtë gol të shënuar mbyllet edhe e gjithë ndeshja, Tirana “arratiset” në krye të Superligës me 17 pikë, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e dytë radhazi dhe ndodhet në vendin e 4-të me 9 pikë.