Në kryeqytetin shqiptar për turistët vendas e të huaj, ajo që krijon problem është mungesa e sinjalistikës dhe tabelave orientuese. Nga rruga hyrëse që të çon në qendrën e Tiranës, sinjalistika orientuese është vënë rishtaz, e tabela shtohen dita-ditës, por që na orientojnë për kah biznese të ndryshme dhe ndonjë rrugë nacionale. Mirë boll që janë, por shumëkush nuk është në kërkim të hoteleve apo spitaleve dhe as qendrave tregtare.
Është hyrje e kryeqytetit që domosdo përshkohet gati-gati prej cilitdo vizitor që zgjedh të ndalë rrugëtimin edhe në Tiranë, në kryeqytetin ku aq vështirë është të orientohesh.
Qendra e kryeqytetit nuk kishte asnjë tabelë, asnjë sinjalistikë për asnjë monument, asnjë orientim për të shkuar diku, për të parë diçka, për t’u njohur me trashëgiminë, me shtresëzimet kulturore, me objekte të herëta, ato të periudhës së komunizmit apo të tjera që kanë zënë vend rishtas e që e shënjojnë qytetin.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vështirë të gjendeshin tabela orientuese që të të çojë drejt Piramidës, drejt Ansamblit Monumental që jo domosdo është Universiteti, Post-Bllokut, e ca më pak një shënim, qoftë edhe sipërfaqësor që të mund të na rrëfejë bulevardin, ministritë dhe rëndësinë e kësaj arkitekture për qytetin.
Lëmë pas këtë aks të kryeqytetit e i drejtohemi unazës së vogël të Tiranës. Në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, ndeshemi me sinjalistikë! Më në fund, le ta ndjekim…duam të vizitojmë Muzeun Historik Kombëtar…!!!
Vijojmë…shohim deri ku do të na çojë…!!! Asgjëkundi…ndalon këtu orientimi për të gjetur muzeun Historik Kombëtar…!!! S’ka vijim. E nga të shkojmë tani…në kryqëzimin tjetër ka vetëm një tabelë që na çon në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza!
Gjithsesi, ne mund të shkojnë në Muzeun Historik Kombëtar, ama jo sepse na çoi sinjalistika, por sepse e dinim!
Në një kënd tjetër, jo shumë të largët të kryeqytetit, përkundër mungesës së sinjalistikës në hyrje të Rrugës së Durrësit, mundemi të orientohemi sepse këtu ka sinjalistikë. Mendojmë, lehtësisht mund të shkojmë në këto destinacione që qyteti na ofron…
Le ta shohim…
Hmmm…vërtet mundemi, por për vetëm pak metra! Në sheshin “Avni Rustemi” s’dinim nga të shkonim, vështirë të gjejmë nëpërmjet sinjalistikës atë çka duam të vizitojmë…por tani gjithçka është ndryshe
Ndodh edhe që duhet të dorëzohemi…le të pyesim më mirë! Sepse Tirana ishte kryeqyteti që vizitohet me të pyetur!.
Tirana është metropoli ku e ke vështirë të orientohesh si vizitor. Ku tabelat orientuese për destinacionet mungojnë; Ku guidat janë të pakta dhe të mangëta; Ku informacioni sigurohet me shumë vështirësi vështirësi…! Tirana është qyteti ku mund të orientohesh duke pyetur…, këtë na tregon një vëzhgim që ne kemi bërë në kryeqytet dikur kur Lulzim Basha flinte sa në Bashki në SHQUP dhe q♪ na mbajti peng për pak kohë.
Gjithë kjo është, “na ishte njëherë Tirana”!