Ka përfunduar derbi i 155 në histori mes Partizanit dhe Tiranës. Takimi është mbyllur me fitoren e Tiranës me rezultatin 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Idi Bathën në minutën e 8. Avantazhi për skuadrën e Emanuel Egbo nuk zgjati shumë pasi ”Demat” barazuan rezultatin me Jurgen Bardhin në minutën e 10.
Pozicion i dyshimtë nga Solomon, por arbitri vijon ndeshjen dhe Bardhi shënon. Në minutëen e 22 Tirana pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh, Halili ka goditur topin pas krosimit të Dokës, por topi është pritur nga portieri Alban Hoxha.
Në minutën e 32 Partizani pati një rast të pastër për të kaluar në avantazh me Cordeiro, por Ilion Lika devijoi topin në goditje këndi.
5 minuta më vonë, gjyqtari Enea Jorgji ka akorduar një karton të verdhë për lojatrin e Tiranës, Kristi Vangjeli, pasi mbrojtësi pengoi Jurgen Bardhin dhe arbitri dha faull për të kuqtë.
Në minutën e 43, Romero humbet një shans të artë për Partizanin, pas driblimit të disa lojatrëve të Tiranës, por lojtari goditi keq dhe topi përfundoi jashtë portës.
10 minuta më vonë Tirana pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por Bitri vonoi në pasim. Në minutën e 55 ishte Partizani që pati një aksion, por Hyseni ka goditur drejt zonës dhe Ilion Liak ka pritur.
Në minutën e 60 pati një pëplasje mes Lorenc Trashit dhe Majkëll Ngoo dhe arbitri Enea Jorgji akordoi karton të verdhë për dy ekipet. 13 minuta, mundësia e artë ishte për Tiranën, pas një gabimi të futbollistit të Partizanit Boldor, Cobbinah gjuan drejt portës, por portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka ndalur topin.
Në minutën e 83 Partizani ishte shumë pranë golit, Bitri ka krosuar bukur në zonë, por Bardhi ka goditur topin mjaft keq.
Por për t’i vënë kapak gjithë kësaj magjie spektakolare, Cobbinah shënoi golin e fitores, por futbollisti me ngjyrë u ndëshkua me të kuqe, pasi hoqi bluzën dhe mori kartonin e dytë të verdhë.